Hysni Rama dhe Agron Tufa, dy personat që egzekutuan dhe më pas varrosën në parcelën me hashash Kejvi Hysën, janë marë të pandehur dhe çështja kundër tyre shumë shpejt do i kalojë gjykatës së Krujës për gjykim. Çështja penale është administruar nga prokurori Petrit Cano, i cili gjatë fazës hetimore ka arritur të mbledhë një sërë provash të pakundërshtueshme për vrasjen e Kejvi Hysës. Sipas dosjes së prokurorisë, Hysa u qëllua me një plumb në kokë, pas debateve të ashpra me dy autorët e krimit Rama dhe Tufa, për punën e borgjeve financiare dhe hashashit. ?Shqiptarja.com? zbardh sot të plotë dinamikën e borxhit financiar që Rama i kishte Hysës dhe dinamikën e vrasjes së këtij të fundi, brenda një parcele të mbjellë me hashash.
Viktima Hysa, që ishte në kërkim policor për vrasjen e Edmond Theodhorit në Sarandë, qëndronte krejt i lirë në Zonën e Laçit, Fushë-Krujës dhe Tiranës, qytet ku kishte marrë dhe një shtëpi me qira. Ky fakt i konstatuar gjatë hetimeve të prokurorisë së Krujës, tregon edhe një herë tjetër se strukturat policore kanë qënë në gjumë të thellë ose nuk kanë dashur ta arrestojnë Hysën e akuzuar për vrasje nga prokuroria e Sarandës.Hetimet e kryera nga prokuroria e Krujës tregojnë se viktima njihej me disa emra në zonë si Kejsi Hysa, Elion Hysa dhe Piku Hysa, ose ?Piku Fajdexhiu?,për shkak se merej dhe me dhënien e parave me fajde. 34-vjeçari që gjykohej në Sarandë për akuzën e vrasjes, qëndronte i lirë në këtë zonë, dhe se ndalonte askush edhe pse bënte aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal, të quajtur bar ?Nikla?.
Pikërisht në këtë lokal është njohur dhe me Hysni Ramën, me të cilin kishte krijuar një marëdhënie të ngushtë dhe besim shoqëror, duke i dhënë herë pas here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij. Për këtë shërbim, Hysni Ramën e paguante 100 deri në 200 euro. Por hera e fundit që i ka dhënë 50 kg drogë për ruajte, nuk ka qënë e sukseshme, pasi sipas pretendimit të Hysni Ramës, sasia e drogës i ishte vjedhur nga persona të paidentifikuar.
Kur është vënë në dijeni të këtij fakti, Kejvi Hysa, është tërbuar dhe ka filluar presionet shantazhet dhe kërcënimet për vrasje, nëse Rama nuk i jepte 15 mijë euro.Ata kanë lënë një takim të fundit për t?u sqaruar dhe dhënë një pjesë të parave, dhe Hysni Rama i ka thënë se kishte arritur të grumbullonte vetëm 1 milion lekë të vjetra Kejsi është revoltuar dhe ka bërtitur ??me kë tallesh ti?.?? dhe pas kësaj ka filluar ta shajë me fjalë fyese në adresë të familjes.Në këtë moment janë përleshur dhe Kejsi, ka nxjerrë pistoletën ja ka vënë në kokë dhe e ka detyruar të shkojë në drejtim të parcelës,ku ishte kultivuar bima narkotike. Mbasi ka ecur disa metra sipas të ndaluarit është dëgjuar një e shtënë arme dhe Kejsi ka rënë në tokë. Në këtë moment ka parë Agronin me një pushkë në dorë. Duke ju drejtuar Agronit i ka thënë ??c?na bëre, ku do shkojmë tani??? por Agroni i është përgjigjur ??
Po tregove do të vras edhe ty dhe fëmijet se...