Stop - Rreshen, e divorcuar dhe pa pune, i refuzohet ndihma ekonomike! (15 mars 2019)

RTV KLAN 2019-03-15

Views 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Martina Jaku, banore e Rrëshenit, e divorcuar dhe me një fëmijë të sëmurë 6 vjecar, nuk përfiton ndihmë ekonomike, pasi ka deklaruar së ka një televizor dhe një frigorifer.Martina është trajtuar për disa muaj me fondin 6% të bashkisë Mirditë. Me 27 mijë lekë të vjetra, mund të blejë vetëm ilace për djalin, ndaj kërkon një punë.Në sektorin e ndihmës ekonomike në bashkinë e Mirditës e njohin problemin e Martina Jakut dhe thonë, se për vitin 2019 mund t?i shtojnë vetëm 3 mijë lekë të vjetra, derisa të gjejë një punë.Në zyrën e punës shprehin angazhimin për t?i gjetur Martinës një punë 4-orëshe.Oriola Pampuri, ish-deputete dhe psikologe, shprehet, se ky rast duhet të trajtohej me ndihmë ekonomike, sipas saj, sistemi i ndihmës ekonomike është korruptiv dhe askush nuk e shpjegon sistemin e pikëve.Pampuri thotë, se ky sistem nuk është i bazuar në minimumin jetik.

Share This Video


Download

  
Report form