Njëri prej agresorëve të Christchurch-it në Zelandën e Re duket se ka qenë admirues i flaktë i nacionalistëve ballkanas dhe përpara se të hapte zjarr mbi njerëzit e pafajshëm në xhami, kishte vendosur një këngë që nderonte Radovan Karaxhiçin. Në faqen e tij të Facebook, Brenton Tarrant kishte postuar foto te simboleve nacionaliste të rajonit si dhe një deklaratë ku kritikohej ndërhyrja e SHBA në Kosovë.