Ora News - Prefekti i Lezhës: Mos guxojë njeri të kultivojë kanabis

Ora News Lajme 2019-03-15

Views 1

#oranews #prefektiilezhes
Lufta kundër kultivimit të drogës është vendosur prioritet kombëtar nga Qeveria, por bashkëpunimi i institucioneve të shtetit kundër këtij fenomeni nuk ka qenë në nivelin e kërkuar.

Shqetësimi është ngritur nga Drejtori i Policisë Vendore në Lezhë Ferdinand Mara, gjatë një takimi të organizuar nga prefekti me përfaqësuesit lokal në Kurbin.

Ferdinand Mara, Drejtor i Policisë Vendore Lezhe: Ka qenë një bashkëpunim vetëm në hapat e para dhe nuk është konkretizuar deri në përfundim të procesit apo luftës kundër këtij fenomeni. Do të kërkoja që të ishte një bashkëpunim i vazhdueshëm, jo vetëm në hapat e para. Zbatimi i detyrave ndënkupton shkëmbimin e informacionit gjatë gjithë kohës.

Ndaj kryepleqve të fshatrave do të kërkoja një angazhim maksimal, në të gjitha drejtimet, por drejtimi kryesor në sensibilizimin e çdo bashkëfshatari. Toleranca ndaj këtij fenomeni është zero.

Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi tha se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa u ka kërkuar kryetareve të fshatrave angazhim më të madh në përmbushjen e detyrave të tyre.

Gjergj Prendi Prefekt i Qarkut Lezhe: Kryetarët e njësive administrative, të tërheqin vëmendjen e kryepleqve dhe kjo fjalë të shkojë te secili kryeplak, nëpërmjet kryeplakut te secili banor. Mos guxojë njeri të kultivojë kanabis, lë me të trafikojë. Tolerancë zero!

Kurbini mbetet një ndër zonat më problematike përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, ndaj është kërkuar angazhim maksimal për të minimizuar këtë fenomen mjaft shqetësues.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prefekti-i-lezhes-mos-guxoje-njeri-te-kultivoje-kanabis
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form