Ora News - U arrestua se qëlloi me gurë policin në protestë, arrest shtëpie për zyrtarin e Ballshit

Ora News Lajme 2019-03-15

Views 0

#oranews
Gjykata ka liruar tre nga protestuesit e opozitës të cilët pritën me protesta kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës në Fier fundjavën e kaluar.

Togat e zeza vendosën "arrest shtëpie" për shtetasin Pëllumb Isufaj, ndërsa dy personat e tjerë Enkelejd Kafrani dhe Lavdimir Zykaj janë lënë në "detyrim paraqitjeje".

Tre personat u arrestuan pas protestës se zhvilluar nga opozita në Fier, gjatë të cilës u shënuan incidente dhe përplasje me forcat e rendit dhe për pasojë mbeti i plagosur një efektiv i FNSH-së.

Avokati i Inspektorit të Mjedisit neë bashkinë Ballsh, Pëllumb Isufaj, ka pretenduar se nuk është personi qe ka qëlluar efektivin e Forcave Speciale, i cili mbeti i lënduar gjatë protestave.

Në seancë gjyqësore prokurori i çështjes kërkoi "arrest me burg" për inspektorin e Mjedisit në bashkinë e Roskovecit dhe "detyrim paraqitje" për dy të arrestuarit e tjerë.

Lirimi i tyre nga gjykata është kritikuar ashpër nga policia e shtetit, e cila në një deklaratë thekson se do ngrejë padi ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Pirro Sota, i cili liroi nëpunësin e Bashkisë Mallakastër, që goditi me gur në kokë punonjësin e FNSH-së në në krye të detyrës.

Vendimi i gjykatës ka tronditur të gjithë Policinë e Shtetit.

"Arroganca, shpërfillja ekstreme e ligjit dhe injorimi flagrant i provave të pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit, që provonin atë që ka parë tashmë gjithë Shqipëria, janë të papranueshme", thuhet në deklaratë.

Ky reagim i policisë u kritikua ashpër nga ish-deputeti i PD-së në Fier, Enkelejd Alibeaj, i cili theksoi se kërcënimi me vetting i gjyqtarit të Fierit vetëm pse mbrojti interesin e qytetarëve dhe nuk zbatoi urdhrin politik të trafikantëve që drejtojnë Policinë Politike, është provë e qartë sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon çdo gjyqtar në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/u-arrestua-se-qelloi-me-gure-policin-ne-proteste-arrest-shtepie-zyrtarin-e-ballshit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form