Nga Peshkopia, kryetari i Partisë Demokratike akuzoi me emra konkretë për blerje votash në zgjedhjet vendore të 2016-s. Sipas tij, dosja hetimore 184 përmban fakte kompromentuese për dy ish-ministra të qeverisë Rama.
"Janë përgjuar në blerje votash dhe kontakte me Ymer Lalën dhe dy ish-ministra të qeverisë Rama, si Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. Kryeministri Rama dhe biznesmeni dibran, Ymer Lala do të përfundojnë të dy në qelitë e burgut".
Basha u kërkoi dibranëve të bashkohen në protestën e së shtunës para Kryeministrisë.
?Dibrës i takon të jetë në krye të kësaj beteje, sepse Dibra ishte kurbani i parë i bashkimit të Edi Ramës me kriminelët, me trafikantët e drogës dhe të vajzave dhe grave".
Basha, gjatë turit në Dibër, u takua me tregtarë dhe biznesmenë të ndryshëm ku u premtoi se qeveria demokratike do t'u ulë taksat dhe tatimet.
Tv Klan