Ora News - Në Vlorë u neglizhua lufta kundër trafikut të kanabisit

Ora News Lajme 2019-03-15

Views 0

#oranews
Drejtori i Hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj, ka kritikuar Policinë e Vlorës pasi nuk ka dhënë maksimumin në luftën ndaj drogës.

Ai tha se ka mungesë të informacionit, se pushteti vendor është treguar neglizhente, ka numër të vogël të hetimeve dhe se nuk po punohet në drejtim të zbulimit të bazave për farërat e drogës.

Brahmaj: Është vërejtur mungesë e shkëmbimit të informacionit të plotë mbi këtë aktivitet dhe aktivitetin e grupeve të fuqishme kriminale. Mosofrimi i mundësive të përshtatshme nga platformat ekzistuese të raportimit për qytetarët që duan të sinjalizojnë rastet e trafikimit të lëndëve narkotike. Moszbatimi korrekt i legjislacionit përkatës duke sjellë neglizhencë të autoriteteve vendore kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të lëndëve narkotike si dhe pamjaftueshmëri të fuqisë goditëse mbi asetet kriminale të përfituara nga kjo veprimtari. Dobësi në bashkëpunimin ndërinstitucional në luftën kundër këtij fenomeni. Pamjaftueshmëri e fushatave të ndërgjegjësimit për dëmet dhe pasojat që lidhen me këtë fenomen. Angazhim i pamjaftueshëm i njësive vendore mbi ndërgjegjësimin dhe orientimin e fermerëve drejt kultivimit të kulturave bujqësore apo blegtorale të ligjshme dhe fitimprurëse. Kontrolli i territorit nga ana e strukturave policore në të gjithë qartë, duke përfshirë edhe qarkun e Vlorës, nuk kryhet plotësisht mbi bazën e analizës së riskut, sa i përket kultivimit të bimëve narkotike. Mungojnë pajisjet e nevojshme logjistike për realizimin e kontrollit të territorit në ambiente të mbyllura dhe në terrene të hapura. Mungesë e marrjes së vlerësimit të informacionit policor nga strukturat dhe ç'është më e rëndësishmja një numër i vogël i hetimeve pro aktive. Mos vlerësim dhe mos kontroll i tregut për farat e kanabisit nuk do quhet sukses goditja fundore e parcelave të pjekura me kanabis, por do të quhet pamjaftueshmëri e punës. Në të gjitha strukturat e policisë ka pasur mungesë aktiviteti në organizimin e punës operative për sigurimin e informacioneve lidhur me kultivuesit dhe organizmin e operacioneve për kapjen ne flagrancë të autorëve. Nuk është punuar sa duhet nga strukturat vendore të policisë për të aplikuar metoda speciale të hetimit në zbulim dhe goditjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Strukturat e drejtorisë vendore të policisë nuk kanë bërë të mundur të sigurojnë informacione të plota për personat që sigurojnë farën e kanabisit.

Deklarata u bënë gjatë takimit me Task Forcën për luftën kundër kanabisit. Brahimaj ka kërkuar një bashkëpunim më të madh me pushtetin vendor për të goditur kultivuesit e kanabisit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/niko-brahimaj-kritikon-policine-e-vlores-neglizhence-ne-luften-kunder-kanabisit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click...

Share This Video


Download

  
Report form