Dhjetëra blegtorë dhe fermerë nga Lushnja, Fieri dhe Berati kanë protestuar ditën e sotme në rrethrrotullimin e Savrës në Lushnje. Blegtoret kanë derdhur qumeshtin e tyre ne shenjë proteste dhe kane kerkuar nga qeveria qe te mos vendosi në funksion skemën e re të tatimit me 14% në shitje të produkteve, pasi keshtu grumbulluesit ngarkohen me kosto të lartë dhe nuk do të blejnë qumështin nga ata.