Shqipëria dhe Kroacia do të rrisin ndjeshëm bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë pas nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet ministrit kroat të Mbrojtjes Damir Krsti?evi? dhe ministres Olta Xhaçka, gjatë vizitës së saj zyrtare në Zagreb, që përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të të dy vendeve në NATO.
Në takimin mes zëvendëskryeministrit dhe njëherësh ministrit të Mbrojtjes kroat Krsti?evi? me ministren Xhaçka, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në vite, si dhe u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Dy ministrat ndanë të njëjtin mendim se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ka kontribuar më tej në qëndrueshmërinë e rajonit.
Ministri Krsti?evi? u shpreh i lumtur për nënshkrimim memorandumit dhe shprehu mirënjohje për vendin tonë që, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kroacisë për një stërvitje të përbashkët në kuadër të 10 - Vjetorit të Anëtarësimit në NATO.
"Jam i kënaqur që nënshkruam sot një memorandum mirëkuptimi në fushën e Mbrojtjes, i cili do të ofrojë stimul shtesë dhe do ët sigurojë një bazë të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë. Falënderoj Shqipërinë, e cila konfirmoi pjesëmarrjen në stërvitjen ndërkombëtare ushtarake "Immediate Response 19", organizuar nga Kroacia me rastin e përvjetorit të anëtarësimit në NATO." - tha ministri kroat.
Nga ana e saj ministrja Xhaçka kërkoi nga Kroacia të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për të siguruar integrim të plotë, të të gjithë Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, ministrja Xhaçka vlerësoi rëndësinë e memorandumit, i cili nënshkruhet pas 16 vitesh dhe që i përshtatet sfidave të kohës.
?Mbas 16 vjetësh jam e bindur që ky Memorandum do të sjellë një hov të ri të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, sikundër jam e bindur që ky Memorandum i ri Mirëkuptimi, do të riorientojë edhe fokusin e ndërveprimit në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet vendeve tona, duke iu përshtatur sfidave të reja, nevojave specifike, angazhimit të përbashkët bilateral, por edhe bashkëpunimit rajonal dhe atë NATO.
Jemi të sigurt që nga tani e tutje, bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më cilësor, duke shërbyer si një element kyç në interes të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në zonën Euroatlantike.? - u shpreh ministrja Xhaçka.
Pjesë e bisedës mes dy ministrave ishte edhe bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe arsimimit ushtarak, në kuadër të së cilës, ushtarkët shqiptarë do të mund të bëhën pjesë e Qendrës së Studimeve Detare Ushtarake në Split.
Gjatë vizitës së saj në Kroaci, ministrja Xhaçka u takua edhe me kryetarin e Parlamentit Gordan Jandrokovi? dhe zëvendëskryeministren, njëkohësisht ministre e Jashtme dhe Çështjeve Evropiane Marija Pej?inovi? Buri?.r