Deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea vlerësoi vendimin e Rudina Hajdarit për të mos djegur mandatin. Socialistja tha se vajza e Azem Hajdarit tregoi maturi me vendimin që mori dhe shtoi se mesazhet që ajo përcolli duhet të dëgjohen.
"Ata janë deputetë të opozitës, unë shpresoj që të kemi debate në parlament. Opozita duhet të jetë kritikuese dhe të jetë sikur duhet ta bëjë punën e vet. Mendoj që Rudina Hajdari kishte një përgjigje shumë e maturuar, një qytetare e përgjegjshme, është vajza e Azem Hajdarit, që nuk është një deputete që nuk e njeh askush, ka edhe historinë e babait të saj.
Është shumë korrekte dhe përpiqet që ta bëjë punën e saj sikur duhet, pasi jemi edhe në të njëjtin komision. Nuk kishte as gjaknxehtësi, as militantizëm. Këto janë mesazhe që të gjithë duhet ti dëgjojnë 'ajo tha që vendosin interesin e Shqipërisë mbi partinë'. Më vjen mirë që do të jetë në parlamentin e Shqipërisë" tha ai.
Në fund deputetja e PS-së kishte një mesazh për opozitën për protestën e 16 marsit. "Policia do të jetë në krye të detyrës, uroj që të mos kemi shfaqje të dhunshme apo vandalizimi" theksoi ajo.
Rudina Hajdari nuk pranoi që të digjte mandatin duke dalë kundër vendimit të grupit, ndërsa Partia Demokratike e përjashtoi.