Një ditë pas përplasjeve me policinë për të mbrojtur p" />
Një ditë pas përplasjeve me policinë për të mbrojtur p"/>

Ora News shkon në shtëpinë e dy familjeve, ju tregon si nisi konflikti tek "Petro Nini"

Ora News Lajme 2019-03-15

Views 2

#oranews #konfliktiperpronen

Një ditë pas përplasjeve me policinë për të mbrojtur pronën e tyre, familjet Dervishi e Llapaj sqarojnë të gjithë dokumentat që disponojnë për banesën ku jetojnë prej 65 vitesh. Ndërsa administratori, Aleksandër Gavoci, thotë se do të padisë familjet Llapaj dhe Dervishi për moslirimin e pronës që e ka fituar me vendim të formës së prerë.

Pas pamjeve që tronditën opinionin publik, një ditë më pas, në shtëpitë ku banojnë prej 65 vitesh familjet Llapaj dhe Dervishi është rikthyer qetësia.

Më të vegjëlit nuk kanë shkuar në shkollë, ata po marrin shërbim psikologjik ndërsa në banesë nuk rreshtin së ardhuri qytetarë për të treguar solidaritet e përkrahje.

Luan Llapaj sqaron gjithë malin me dokumente që posedon dhe thotë se e gjithë ngjarja e ka zanafillën në vitin 1939, ku gjyshit të Aleksandër Gavocit, Ali Rexhepi Rizai, i është sekuestruar toka që kishte përfituar në vitin 1936.

Luan Llapaj: Diktatura që erdhi në pushtet në nëntor 1944 nuk e ka sekuestruar ndonjëherë këtë pronën, nuk ka pasur çfarë të sekuestrojë sepse ka mbetur që përpara çlirimit e sekuestruar. Tokat që u sekuestrua para 1944 nuk kthehen.Një letër të nxjerr dhe pastaj e ka të fituar historinë.

Më 1993 ata e blenë tokën nga Enti i Banesave, ndërsa më 1995 Komisioni i Kthimit të Pronave ia kalon tokën Aleksandër Gavocit, administrator i disa firmave të ndërtimit.

Luan Llapaj: Kjo është deklarata që e ka përpiluar vetë, jo ne. E ka shkruajtur vetë te noterja, ne vetëm kemi firmosur si e ka dashur vetë. Ai heq dorë nga ekzekutimi i gjobave që ka vënë.

Por marrëveshjen e nënshkruar para noterit më 2015, Luan Llapaj thotë se Aleksandër Gavoci e përdori për të fituar certifikatën e pronësisë më 2016.

Luan Llapaj: E hedhim përmbaruesin në shkallë të parë dhe e fitojmë shkallën e parë. Shkojmë tek këta tre gjyqtarët këtu, Hysni Demiraj, Shpresa Becaj dhe Elbana Lluri dhe e humbasim gjyqin.

Vendimin e Apelit të vitit 2018, familjet Llapaj dhe Dervishaj e kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa për shkak të mospagimit të gjobës prej 280 milionë lekë, shtëpia e tyre doli në ankand në janar të këtij viti. Me një vlerë prej 150 mijë euro, atë e bleu i vëllai i Aleksandër Gavocit, Iliri.

Këta të fundit kanë të tjera argumente. Familja Gavoci ka vendosur në dispozicion të RTV Ora këto dokumente ku thekson se prona është blerë më 1928, është sekuestruar në 1939 nga Italia fashiste ndërsa në 1949 është sekuestruar sërish nga regjimi komunist.

Ndër të tjera, Aleksandër Gavoci, thotë se do të padisë familjet Llapaj dhe Dervishi për moslirimin e pronës që e ka fituar me vendim të formës së prerë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/konflikti-shtepine-familjet-llapaj-dhe-dervishi-pronen-e-kemi-blere-qe-ne-1993
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

L...

Share This Video


Download

  
Report form