Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli doli në mbështetje të protestës së mjekëve, dhe njëherazi ftoi qytetarët të zbatojnë regjimin e ri në spitale dhe të denoncojnë çdo rast abuziv për të shmangur dhunën ndaj bluzave të bardha.
?Jam këtu në emër të ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të protestuar krah mjekëve sepse për ne është e papranueshme dhuna ndaj bluzave të bardha! Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm për veprimet e dhunshme që kanë ndodhur ditët e fundit ndaj mjekëve, dikush kërkon vaksinë në ambientet e urgjencës dhe familjarët kanë reaguar me dhunë fizike ndaj mjekut dhe nuk i është mohuar shërbimi, apo rasti tjetër që është referuar në një spital tjetër. Ka dhe mjekë që njollosin bluzën e bardhë por nuk është dhuna zgjidhja. Qytetarët të lajmërojnë në sistemet përkatëse dhe ne jemi krah pacientëve sa herë bluzat e bardha e shkelin detyrën. Ne jemi të vendosur dhe krah mjekëve për t?i mbrojtur ata?, tha Rakacolli.
Rakacolli është shprehur se Ministria e Shëndetësisë do të marrë të gjitha masat për të ndryshuar këtë situatë.
?Regjimi i ri në spitale është një ftesë e hapur për të nisur ndryshimin e situatës. Sepse sistemi i orareve të vizitave dhe mos lejimi i familjarëve të pacientit në urgjencë, do t?i mundësojë mjekëve të bëjnë më mirë punën e tyre dhe pacienteve të marrin shërbimin që duhet të marrin. Ne jemi të vendosur ta zbatojmë deri në fund!? ? deklaroi Rakacolli.