Ora news - Lirohen të arrestuarit që protestuan kundër Ramës: Do protestojmë përsëri!

Ora News Lajme 2019-03-15

Views 1

#oranews

Gjykata e Fierit ka nxjerrë nga qelia katër personat e arrestuar pas protestave kundër kryeministrit Edi Rama gjatë fundjavës

Gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje për Behar Xhelo , Besnik Jaupaj, Gezim Balla dhe Hysen Hoxha.

Gjyqtarja Ejona Lazellari , rrëzoi kërkesën e prokurorit, Çlirim Sino që kishte kërkuar arrest me burg për të arrestuarit.

Protestuesit nga Patosi e Roskoveci akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme dhe pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie nga Policia për shkak të frikës për protestë të mundshme nga ana e mbështetësve të opozitës.

Kryetari i PD në Fier, Luan Baci tentoi të futet brenda rrethimit të gjykatës po nuk u lejua nga forcat e Policisë

Të premten qytetarë dhe mbështetës të opozitës protestuan kundër vizitave të Kryeministrit Edi Rama në Fier e Roskovec. Ata dogjën goma dhe u përplasën me forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ndërsa gjatë protestës së ditës së shtunë, një efektiv i FNSH mbeti i lënduar pasi u godit me gur në kokë

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesta-ne-fier-kunder-rames-4-protestuesit-e-arrestuar-dalin-para-gjykates

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form