Rama: 3 vjet burg per dhunuesit e fushes se futbollit

RTV KLAN 2019-03-15

Views 2

3 vjet burg për atë që shkel fushën e futbollit. Ky është propozimi i Kryeministrit Edi Rama për ata që pengojnë zhvillimin e sportit, duke shfaqur dhunë në vend të mbështetjes së ekipit nga tribunat e stadiumeve.

?Ne do të ndërhyjmë menjëherë në Kodin Penal. Kush kalon vijën e bardhë dhe hyn në fushë dënohet me 3 vjet burg. Të organizohemi duke vendosur kamerat dhe të identifikojmë keqbërësit.?

Në të njëjtën linjë ishin edhe aktorët e tjerë të përfshirë në tryezën e organizuar me përfaqësues të Federatës, klubeve, ministrive të përfshira, prokurorisë dhe policisë.

?Agresorët duhet të ndjejnë peshën e ligjit parandaluese që forcat e rendit mos të jenë në stadium. Me financat që kanë klubet e kanë të pamundur të paguajnë sigurinë private. Ndryshime në ligjin për sportin dhe kodin penal?, tha Armand Duka, President i FSHF-së.

Safet Gjici, President i Kukësit: ?Të ketë dënime më të ashpra se 3 vjet.?

Dhuna është vetëm një problem që duhet të zgjidhet shpejt sipas kryeministrit Edi Rama, por ndryshimi ne ligjin për sportin nevojitet që të jetë tërësor që të prekë edhe aspektin financiar.

?Lojtarë që paguhen 100 mijë euro të deklarohen me 300 mijë lekë. Kjo nuk duhet të vazhdojë. Le ta zerojmë tatim fitimin për një farë kohe mbi të ardhurat që të deklarohen. Duhet të shikojmë të diskutojmë heqjen e taksave për ndërtimet sportive dhe uljen në 6% të TVSH. Ne jemi gati ta diskutojmë ligjin për sponsorizimet. Ta studiojmë hapësirën se sa mund t?i krijohet atyre që sponsorizojnë që ta ulin nga taksat e tyre.?

Kreu i qeverisë propozoi brenda 100 ditësh rikthimin në këtë tryezë me propozime konkrete që do të shikohen nga grupet e punës.

?Më 20 qershor paradite të fitojmë zgjedhjet pasdite të ulemi në këtë tryezë.?

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form