Ora News - Problemet e policisë, Fishta: Abuzohet me trajtimet e burimeve njerëzore

Ora News Lajme 2019-03-15

Views 0

#oranews
Kreu i Sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta, ka komentuar për Ora News nismën e kryeministrit për efektivat në prag pensioni, duke kërkuar që ata të mos humbasin nivelin e pagës dhe gradën si të drejta të garantuara me ligj. Sa i përket angazhimit të policisë në protestat e opozitës, kreu i Sindikatës thotë se gazi i përdorur ndaj qytetarëve duhet të jetë vetëm ai i lejuari nga konventat ndërkombëtare. Fishta apelon edhe për sigurimin e jetës së efektivave që përballen çdo ditë me rrezikun por edhe për pagesat e orëve shtesë.

Nisma e fundit e kryeministrit Edi Rama për angazhimin e policëve në prag pensioni në ruajtjen e objekteve nuk duhet të cënojë të drejtat e ligjshme të këtyre efektivave, siç është paga dhe grada. Kërkesa është bërë nga kreu i Sindikatës së punonjësve të policisë së shtetit, Sadedin Fishta.

Fishta: Mund të kryejë shërbime të tilla në objekte të rëndësisë së veçantë duke marrë edhe nga shërbimi i policëve private por nuk duhen të cënohen të ardhurat e punonjësit e policisë që i ka realizuar me vjetërsinë në punë dhe gradën që ka.

Për sa i përket angazhimit të policisë në ruajtjen e rendit gjatë protestave të opozitë dhe debatin për përdorimin e gazit lotsjellës, Fishta thotë se forcat e rendit duhet të përdorin vetëm mjete të lejuara nga konventat ndërkombëtare.

Fishta: Përdorimi i mjeteve që ka policia sigurisht që janë në përputhje me konventat. Kur një punonjës policie është i organizuar në sistem grupi në një shërbim e ka shumë të vështirë që të provojë një sherr ndaj qytetarëve. Por janë vetë grupe të caktuar qytetarësh që sulmojnë në një drejtim të caktuar punonjës policie.

Gjatë intervistës për Ora News, kreu i Sindikatës së policisë Fishta evidentoi problematikën me sigurimin e jetës së efektivëve, kompensimin e orëve shtesë me ditë të pushimeve dhe pagën e 13-ë.

Fishta: Kemi një abuzim në lidhje me trajtimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore për arsyet që çdo drejtues i di. Ky abuzim ka të bëjë me trajtimin e punonjësve të policisë në përputhje me kërkesat e ligjit.

Fishta e cilëson teknik ndryshimin e ligjit për vettingun por apelon që vendimmarrjet të mos jenë selektive dhe procesi të jetë transparent.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/problemet-e-policise-fishta-abuzohet-me-trajtimet-e-burimeve-njerezore

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form