#oranews
Durrësi nisi këtë fundjavë jo zyrtarisht sezonin turistik me pushuesit ditore nga Kosova, Maqedonia e qytete të ndryshme të vendit. Të shumtë ishin ata që iu gëzuan diellit buzë Adriatikut, por ishin kritikë me bashkinë bregdetare që ende nuk ka nisur pastrimin e plazhit.
Fundjava me diell e temperatura pranverore riktheu pushuesit buzë Adriatikut.
Të shumtë ishin ata që kishin udhëtuar nga Kosova e Maqedonia për të kaluar fundjavën në Durrës.
"Kemi ardhur për fundjavë nga Kosova", tha një pushues.
Në orët e mesditës e gjithë vija bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në sektorin Iliria ishte plot.
Më të vegjlit iu gëzuan lojës në rërë, ndërsa të rriturit kohës së mirë e kafes buzë detit.
Të tjerë e shfrytëzuan për ecje sportive apo një xhiro për kafshët shtëpiake.
Ende nuk është koha për plazh, por Banorë të Durrësit, kryeqytetas apo të ardhur nga qytete të tjera ishin kritikë me gjendjen e bregdetit.
"Këta kujtohen vetëm në momentet e fundit"
Pamje e ngjashme ishte thuajse në të gjithë bregdetin, por mesjavën tjetër situatë pritet të ndryshojë pasi moti do të përkeqësohet.
Ndaj kapiteneria ka bërë thirrje për të marrë masa.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/temperatura-pranverore-pushuesit-mbushin-bregdetin-e-durresit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz