Dimovski: Mund ta mbështes vazhdimin e punës së PSP-së

alsatmtv 2019-03-15

Views 0

Brenda VMRO-DPMNE ka qëndrime të ndryshme për ekzistimin e Prokurorisë Publike Speciale. Përderisa lideri Hristijan Mickovski vlerëson se ekzistimi i PSP-së duhet të jetë në formë tjetër, duke u lustruar të gjithë funksionerët aktual të pushtetit dhe jo vetëm opozita, ndryshe mendon. njëri nga figurat kyçe në VMRO-DPMNE, deputeti Ilija Dimovski. Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai deklaron se mund ta mbështes ligjin  për Prokurorinë Speciale Publike, nëse do të kishte garanci se ky institucion do të sigurojë sundimin e së drejtës. Ai shton se si pjesëtar i Kuvendit gjatë procesit të krijimit të PSP-së, përpiqet të definoj qëndrim për të mbështetur ekzistimin e mëtejshëm të speciales. Sipas tij si në Kuvend dhe në gjyqësor, ashtu edhe në PSP ka njerëz profesionist si edhe jo profesionist. Por dhe procedura kualitative dhe jo kualitative.

Share This Video


Download

  
Report form