#oranews #incidentineavion
Midis pasagjerëve të shumtë që fluturonin me linjën e "Turkish Airlines", ishte edhe shqiptari nga Tuzi i Malit të Zi, Sead Nikaj. Të paktën 29 persona mbetën të plagosur kur avioni që shkonte drejt aeroportit ndërkombëtar të Nju Jorkut "John F Kennedy", pësoi turbulenca të forta në ajër.
Seadi shkruan se: "Fal zotit dhe bekimeve tuaja qe me bet mbas incidentit ne podgoric i pshtova edhe ni rrumuje tjeter por kesaj her lart ne qiell".
Rreth një javë më parë, ai pati një incident në Podgoricë ku bëri simbolin e shqiponjës teksa ishte kthyer për të votuar në zgjedhjet komunale të komunës së re të Tuzit, që fitues u shpall kandidati shqiptar.
Sot, ai është një nga dëshmitarët të incidentit në qiell, që shkaktoi të plagosur dhe panik tek pasagjerët.
Pamjet e reja kanë treguar pasojat e trazirave të rënda në një fluturim nga Stambolli në Nju Jork që plagosën 30 vetë, përfshirë një që pësoi një këmbë të thyer.
Fluturimi i "Turkish Airlines" u përfshi nga turbulencat rreth 45 minuta para se të zbriste në aeroportin amerikan pas një udhëtimi 10 orësh nga Stambolli.
Nikaj tha për ABC News në SHBA, se askush nuk i kishte paralajmëruar se po vinin turbulencat.
"Askush nuk e njoftoi për diçka të tillë. Pashë njerëzit që fluturonin dhe të gjakosur. Unë kisha një grua pranë meje. Ajo ra në dysheme me kurriz, krejtësisht e përgjakur", tha ai.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/incidenti-qe-la-29-te-plagosur-ne-avion-flet-shqiptari-cfare-pashe-ne-momentin-e-panikut
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz