Mbrëmjen e sotme në ?Xing me Ermalin? drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi ka sjellë një striptist.
Duke marrë shkas nga rastet e shumta ku në lokalet e natës në festën e 8 Marsit performojnë striptistë të huaj, ai ftoi Orion Likën të performojë. Menjëherë sapo hyri në studio striptisti hoqi bluzën dhe nisi të performojë me lëvizje provokuese përpara politikanes Grida Duma, e cila ishte e ftuara e sotme.
E vënë në siklet Duma injoroi striptistin dhe nisi të shohë telefonin. Pas performancës Duma pyeti Mamaqin nëse Orioni është balerin dhe shtoi se zonjat nuk impresionohen me këtë./tvklan.al