#oranews
Gratë shqiptare vlerësohen si më punëtoret në rajon. Një raport më i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të punës tregon se pjesmarrja e grave shqiptare në forcat e punës është me e larta në rajon. Por, vetë gratë të pyetura për këtë raport mendojnë të kundërtën, ndërsa burrat e pohojnë atë.
Në të gjithë rajonin gratë shqiptare kanë përqindjen më të lartë të pjesmarrjes në Forcat e Punës.
Portali Our World in Data referuar të dhënave të organizatës ndërkombëtare të punës, tregon se pjesëmarrja e grave në Shqipëri është 47.22%, duke lënë pas Serbinë me 45.85% të grave pjesëmarrëse në forcat e punës.
Përqindja është edhe më e ulët në Maqedoni dhe Malin e Zi, ku sipas të dhënave të publikuara përqindja e grave pjesëmarrëse në forcat e punës është përkatësisht 42.46% dhe 42.15%.
Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina renditen të fundit me 35.16% të grave që marrin pjesë në forcat e punës.
Por, vetë gratë shqiptare mendojnë ndryshe nga talboja që paraqet raporti.
"Nuk e besoj të jenë, do të ishin bërë burrat po kaq punëtorë dhe Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje".
"Janë punëtorë si mit por jo në realitet. I sheh në lokale, bare".
Ndryshe nga gratë mendojnë burrat, të cilët shprehen me keqardhje për ngarkesën e punëve që kanë gratë.
" Janë punëtore dhe shumë të ngarkuara".
"Të gjitha janë në punë, burrat janë më dembela".
Në Europë, tre janë vendet ku pjesëmarrja e grave në forcën e punës është nën 40%: Italia, Bosnje dhe Hercegovina dhe Moldavia.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grate-shqiptare-me-punetore-ne-rajon
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz