Dosja 184, Kryemadhi: Deputetë e ministra, blenë vota me lekët e hashashit

Report TV 2019-03-15

Views 0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka organizuar ditën e sotme një takim me strukturat e kësaj partie në Gramsh. Monika Kryemadhi ka bërë edhe njëherë thirrje se Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme duke akazuar qeverinë se ka ardhur në pushtet nga paratë e drogës dhe krimit.

"Ne jemi të vendosur në misionin tonë për ta çuar deri në fund misionin që qytetarët na e kanë dhënë. Vota janë blerë me paratë e drogës. Njerëzit janë kërcanuar me polici. Ne denoncojmë jo vetëm blerjen e votës por edhe përfshirjen e bandave në qeveri.

Kriminalizimi ka shkuar në çdo qelizë. Duhet ta shohim politikën si një instument për të krijuar mirëqenie. Familjet e reja duhet të kenë shanse për të krijuar kushtet. Shqiptarët jetojnë në xhungla. Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ne do të përballojmë çdo sfidë që do të na dalë përpara. Sistemi nuk do të jetë

Ndizni motorët për të rrëzuar sistemin që ngriti Rilindja e krimit. Unë ju uroj gjithë të mirat. Ju falenderoj për qëndresës. Mos u ndalni sepse sa më i madh të jetë presioni aq më shpejt do të bjerë sistemi i tyre", deklaroi Kryemadhi.

Share This Video


Download

  
Report form