TIRANE-Policia ka arrestuar një tjetër anëtar të grupit 'Bajri' i cili ishte shpallur në kërkim prej shtatorit të vitit të kaluar. Ai është boksieri i Vllaznisë, Nelson Hysa 35-vjeç. Hysa akuzohet për disa vepra penale si pjesëmarrje në organizata kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive në bashkëpunim.
Në kuadër të operacionit 'OAZ' ai u kap mëngjesin e sotëm në një banesë të marrë me qira në zonën e Komunës së Parisit Tiranë. Gjatë veprimeve procedurale iu sekuestrua një automjet ?BMW Seria 3?. Ditën e hënë Hysa pritet që të dalë para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë.
Ai është një person i njohur sidomos për policinë e Shkodrës, pasi pak kohë më parë iu bë edhe një atentat, ku fatmirësisht arriti që të shpëtonte. Koka e grupit kriminal të Bajrajve konsiderohet Enver Bajri 45 vjeç, i arrestuar në Spanjë dhe që pritet të ekstradohet në Shqipëri për t'u përballur me akuzat.