Bashkëshortët Medin dhe Nekie Kocaqi në fshatin Suk të Roskovecit, e kanë lidhur jetën e tyre me tokën që përfituan nga ligji 7501. Se bashku me dy djemtë, 3 vjet me parë ata investuan në ndërtimin e serave diellore. Në 2 hektarë me sera, kjo familje kultivon luleshtrydhe, domate, kastravec dhe perime të tjera.