#oranews #8marsi
Kryeministri Edi Rama e festoi në fier 8 Marsin ku kishte parashikuar një axhendë të ngjeshur. Vizita e tij u parapri me një protestë në Roskovec të organizuar prej PD. Pjesëmarrësit dogjën goma të automjeteve në rrugë si një mesazh për të bllokuar kalimin. Në mbështetje të simpatizantëve, ish deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Kejdi Mehmetaj.
Më pas në Fier selia blu organizoi një marrshim i cili përfundoi me përballjen me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pranë amientit ku kryeministri Rama po festonte tetë marsin.
Kryetari i PD-së së Fierit, Luan Baçi duke folur me megafon deklaroi: "Jemi nisur që nga qendra e Fierit dhe po vazhdojmë rrugën tonë, pse na ndaloni. Keni nxjerrë policë me skafandra që kanë goditur protestuesit. Ju garantojmë që fizikisht nuk e prekim me dorë."
Protesta nuk ka kaluar pa vëmendjen e kryeministrit
Edi Rama: ?Mes dilemës a ta festojmë 8 Marsin, apo duhet lënë gratë të protestojnë kundër nesh për 8 Marsin?.Këtë dilemë e zgjidhi Gramozi, i cili tha: Shkojmë në Fier se në Fier gratë janë edhe për festë edhe për protestë".
Si rrallë herë Kryeministri nuk foli shumë, ndërsa ftoi gratë të kërcenin të gjitha së bashku.
Një zonjë, me krahë hapur, rendi drejt kryeministrit për ta përqafuar, por u përball me indiferentizmin e këtij të fundit. Rama vazhdonte të bënte thirrje për vallëzim, ndërsa refuzoi gratë me telefona në duar që kërkuan të shkrepnin një foto me të, edhe pse vetë realizoi një video selfie.
Pas kërcimit disa minutësh e quajti veten me fat që shpëtoi gjallë.
"Jam gjallë akoma, gjallë, gjallë"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/proteste-ne-roskovec-simpatizantet-presin-kryeministrin-me-djegie-gomash
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID