Ish-deputeti Salianji ironizon: Akuzohem për agjitacion

RTV KLAN 2019-03-14

Views 0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mëngjesin e kësaj të premteje është njohur zyrtarisht me akuzën e "kallëzimit të rremë" për çështjen "Babalja", pasi u mor si i pandehur nga Prokuroria e Tiranës.

Në dalje nga organi i akuzës, Salianji u tha me ironi gazetarëve se akuzohet për agjitacion së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi, që denoncuan trafikun e drogës në Vlorë.

"Akuzohem për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Jetmir Olldashi. Frika nuk është një nga ndjesitë e mia", tha ai.

Ish-deputeti demokrat u shpreh se sot u njoh me akuzën dhe ditët në vijim do të shqyrtojë imtësisht dosjen, teksa akuzoi prokurorët e çështjes se nuk është bërë hetim i mirëfilltë.

"Unë jam i proceduar dhe do ta vazhdojmë procesin, nuk ka pasur një hetim siç duhet të kishte për drejtorin e përgjithshëm të policisë, kryetarin e grupit të PS dhe ministrin e Brendshëm të shkarkuar, dhe gjithçka është si kronikë e kohëve të vjetra. Kaq kishte për sot. Do të njihemi me aktet e dosjes".

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji akuzohet nga prokuroria për veprën penale të "kallëzimit të rremë" për audiopërgjimin ?Xhafaj-Babale?.

Share This Video


Download

  
Report form