#oranews
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për çështjen Babale.
Grupi i hetimit që ka verifikuar çështjen e hapur pas publikimit të përgjimit të shtetasit Albert Veliu ka arritur në përfundimin se ish-deputeti ka konsumuar elementët e veprës së kallëzimit të rremë.
Pas arritjes në këtë përfundim prokuroria ka thirrur Salianjin ditën e premte për ti njoftuar akuzën dhe dërgimin e dosjes në gjykatë.
Kjo çështje më herët është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila pasi arriti në përfundimin se Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, nuk ishte personi i përmendur në përgjimet e publikuara nga PD bazuar në dëshminë e Albert Veliut.
Pas rënies së dyshimeve për trafik droge, krimet e rënda ia kaluan prokurorisë së Tiranës dosjen ku bashkë me Salianjin akuzohen për kallëzim e dëshmi të rreme edhe shtetasit Albert Veliu e Fredi Alizoti.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokuroria-merr-te-pandehur-ervin-salianjin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz