Kur skena politike e vendit po shoqërohet ditë pas dite me zhvillime dinamike që kulmuan me djegien e mandateve të opozitës, zgjedhjet vendore të programuara në 30 qershor, pritet të hapin të tjera debate politike mes palëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat e prokurimit për të siguruar materialet që do të përdoren në zgjedhjet e qershorit 2019. Dy procedurat e para janë blerja e bojës shënjuese dhe ajo për blerjen e vulave (kodeve) të sigurisë. Fondi limit për këtë procedurë është 38.3 milionë lekë.
Dy procedurat e para duket se janë blerja e bojës ?timbruese? (shënjuese). Referuar dokumenteve kjo bojë duhet të ketë një sërë karakteristikash si të jetë e dukshme me shikim të lirë, të mos hiqet të paktën për 24 orë, të ketë efekt të menjëhershëm, me ngjyrë të zezë. Po kështu boja duhet të jetë e padëmshme për organizimin si dhe e pacenueshme nga agjentët atmosferikë. Fondi limit për këtë procedurë është caktuar në 12.1 milionë lekë.
Një tjetër procedurë e hapur po nga KQZ është ajo për blerjen e kodeve të sigurisë për zgjedhjet vendore. Vulat me kodet e sigurisë që do të përdoren në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të 30 qershorit do të jenë të reja, me ngjyrë të bardhë dhe me numër unik 6-shifror sqaron KQZ .
Vulat me kodet e sigurisë rezervë që do t?u dërgohen qendrave të votimit, duhet të jenë të reja dhe të kenë ngjyrë të verdhë? thuhet në dokumentet e bëra publike nga KQZ duke specifikuar dhe procedurën. Fondi limit për këtë procedurë është 26.2 milionë lekë. Subjektet e interesuara do të duhet të paraqesin ofertat e tyre lidhur me ketë procedurë deri në 28 mars 2019 pasi ky është afati që ka lënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.