http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti francez Emmanuel Macron, bën thirrje për ?Rilindjen Europiane? 28 vendeve anëtare në prag të zgjedhjeve për Parlamentin në muajin maj. Sipas tij, Europa është më e kërcënuar se kurrë përballë nacionalizmit dhe atyre që përçojnë frymën e ndarjes, ndaj sipas tij duhet një ?Rilindje? me anë të reformave që do të siguronin të ardhmen e unionit.?Zgjedhjet evropiane duan dhe disa javë për të përcaktuar të ardhmen e Evropës. Që nga Lufta e Dytë Botërore, Europa nuk ka qenë kurrë më e rrezikuar se sot. Nacionalizmi nuk ofron asgjë, është një projekt që duhet refuzuar?Në letrën e Macron publikuar në mediat me te mëdha në Europë presidenti i Francës paralajmëron mbajtjen e nje konference të madhe për të rishikuar strukturat politike te Bashkimit Europian.Macron kritikoi ashpër edhe fuqitë e huaja që financojnë partitë ekstremiste politike në Europë, ndërsa lidhur me Brexit nënvizoi se qytetaret britanike ishin te painformuar."Kush i tha popullit britanik të vërtetën për të ardhmen e tyre pas Brexit? Kush u foli atyre për humbjen e aksesit në tregun e BE-së? Kush e përmendi rreziqet për paqen në Irlandë për rivendosjen e kufirit?"Presidenti francez Emanuel Macron theksoi se "në këtë Evropë të re, njerëzit do të marrin fatin në duart e tyre.?