#oranews
Nga Elbasani ku inaguroi një fushë sportive në një prej kopshteve të qytetit, investim i bashkisë dhe Fondacionit ?Lorik Cana?, kreu i Federatës Shqiptare Armando Duka dënoi dhunën ndaj arbitrit në takimin Kamza-Laçi.
Duka kërkoi nga policia të garantojë rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjeve, duke sjellë në vëmendje praninë e shtuar të tyre sot para Kuvendit ku opozita protestonte ndërsa zhvillohej seanca plenare.
Duka: Jam i lumtur që jam në këto punë të mira siç është edhe kjo fushë sportive në bashkëpunim me Lorik Canën. Ajo që ka ndodhur në Kamëz është shumë e shëmtuar. Futbolli për nga emocionet pozitive ka edhe këto anë negative të cilat ka edhe masa. Duhet të kuptojmë edhe nivelin e shoqërisë shqipwtare. Forcat e rendit duhet të ruajnë rendin. U mor vendimi që nuk duhet të jetë policia në fushë.
Punonjës policie kishte sot në parlament për moskomunikim të deputetëve. Ndërsa drejtësia dhe prokuroria duhet të marrë masa. Federata ka marrë masa aq sa i takon. Çdo goditje lë shenjë. Edhe kjo është një goditje për futbollin dhe duhet shumë punë ta rekuperosh. Masat e Komitetit të Disiplinës kanë qenë normale dhe brenda kuadrit të lojës. Pres reagim ndryshe.
Gjatë ceremonisë nuk munguan dhe batutat e Dukës me kryebashkiakun Qazim Sejdini.
Në momentin e prerjes së shiritit, Duka i tha me shaka Sejdinit: "Thikën drejtoje diku tjetër!"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/duka-denon-dhunen-ndaj-arbitrit-dhe-fajeson-policine-batuta-me-sejdinin-thiken-drejtoje-diku-tjeter
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz