Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe se ato do të zhvillohen në 2021, kur mbaron mandati. Por kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se zgjidhja e vetme e krizës janë zgjedhjet. "Cdo krizë zgjidhet me zgjidhje politike dhe zgjedhje të parakohshme. Nuk është krizë thjeshtë që janë vjedhur zgjedhjet, por janë kapur të gjitha pushtetet. Tani shoh ca emra të cuditshëm, mendoni se do të jenë opozita shqiptare?