Pjesa e dytë 4 Mars
Pa Gjurme- Misteri i cigares se fundit/ Zhduket pas 10 vjetesh emigrim, akuzohet ...
Kishte pak ditë që ishte kthyer nga Shqipëria. Bardhi Alleshi kishte vendosur që pas shumë viteve emigrim ne Itali të jetonte përfundimisht bashkë me familjen në qytetin e tij të lindjes. Ishte data 25 korrik i vitit 2009 kur Bardhi nuk ishte cmallur ende me familjen. Bardhi Alleshi kishte pothuajse 10 vite që kishte emigruar drejt Italisë dhe ishte pajisur me dokumenta të rregullta. Ai njihej me letra atje si Arben Alleshi.
Jetonte së bashku me kunetërit e tij në të njëjtën banesë dhe punonte në ndërtim. Pas zhvendosjes nga Italia drejt Shqipërisë vëllezërit e bashkëshortes nuk kishin vënë re asnjë shqetësim që të mund të ishte pohuar nga 53 vjecari. Babai i dy vajzave kishte vendosur të largohej nga vendi fqinj dhe të fillonte të ndërtonte një jetë në familjen e tij, në Lushnje. Zhdukja e tij në mënyrë të mistershme mëngjesin e 25 korrikut ka habitur jo pak familjarët si dhe këdo që e ka njohur.
Atë mëngjes në të gdhirë, rreth orës 4 e 30 i ka thënë bashkëshortes se do të dilte për të pirë një cigare. Që nga ai moment familjarët nuk kanë mundur të mësojnë asgjë lidhur me zhdukjen e pakuptimtë të Bardhit. Ai është larguar pa patur asnjë dokument me vete. Ka dalë nga shtëpia në Lushnjë vetëm me rrobat e trupi ndërsa nuk ka patur asgjë tjetër.Sot në studio ishte një nga vajzat Xhesika dhe vëllai i tij, pasi zhdukja e 53 vjeçait i ka lënë edhe sot me sytë nga ajo derë prej nga u zhduk pa lënë asnjë gjurmë?