#oranews
Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, nuk i shqetëson fakti se disa nga kandidatët në listën pasuese po marrin mandatin e deputetit. Pas një takimi me aleatët në seli, Lulzim Basha, tha se këto vendime nuk kan asnjë efekt në rrugën që opozita po ndjek.
Lulzim Basha: "Çdo hap i një Kuvendi ilegjitim, nuk njihet nga ne. Asnjë ligj, asnjë vendim i një Kuvendi ilegjitim që mbron dhe përfaqëson interesat e një grushti hajdutësh të kapur duke vjedhur paratë e shqiptarëve dhe një grushti kriminelësh të kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve, nuk njihet nga opozita. Këto pra janë vendime që nuk kanë absolutisht asnjë efekt në rrugën që ne kemi nisur."
Lulzim Basha, ftoi qytetarët që ti bashkohen protestës nesër para parlamentit dhe protestës masive të 16 marsit, duke theksuar se asgje nuk e ndal opozitën në rrugën për largimin e qevrisë që sipas tij është kapur nga krimi.
Lulzim Basha: "Ne si opozitë do t?i qëndrojmë krah për krah qytetarëve duke nisur me nesër në orën 10.00. Ftoj të gjithë qytetarët t?i bashkohen protestës së njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin total dhe kundërshtimin absolut me këtë parlament ilegjitim dhe me klonimet e dështuara që Edi Rama do te përpiqet të shesë nesër si ?fasadë opozitë?.
Nuk ka për të pasur fasadë opozitë. Orët e këtij sistemi kanë filluar të numërohen mbrapsht më 16 shkurt dhe nesër është një ditë tjetër për të treguar se shqiptarët janë të vendosur të marrin atë që ua kanë vjedhur: të drejtën e sovranit për të përcaktuar vetë qeverinë, parlamentin që u takon dhe për t?ua hequr këtë njëherë e mirë nga dora krimit të organizuar dhe oligarkëve, që sot përfaqësohen dhe mbrohen nga Edi Rama."
Basha tha se Rama ka tmerr nga "dosja 339", ndërsa i përmendi një dosje tjetër që sipas tij lidhet me krim elektoral.
"Edi Rama, ?Dosja 339? është makthi yt! Ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar nga Zëri i Amerikës dhe nga BIRN, çfarë përmban ajo dosje, uroj ta dish se çfarë përmban edhe ?Dosja 184?.Të dyja këto dosje do të zbardhen!Drejtësisë do t?i zgjidhen duart!"
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-plan-me-aleatet-nuk-do-lejohet-opozita-fasad
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz