Ora News - Kërkohen 87 vite për vrasësit e dyshuar të Marvi Mihalit

Ora News Lajme 2019-03-11

Views 2

#oranews

Pas rreth një viti gjykimi, organi i akuzës ka dhënë konkluzuionet përfundimtare për katër të pandehurit e akuzuar për vrasjen në korrik të vitit 2017 të Marvi Mihalit. Për katër të akuzuarit, prokurori Gjergji Tako kërkoi shpalljen fajtor dhe dënime të rënda ku më i lartë ishte 25 vite burg, ndërsa më i ulëti në 18 vite.

87 vite burg në total ishte dënim që kërkoi prokuroria për katër të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit Marvi Mihalit.

Ngjarja ndodhi më 31 korrik të vitit 2017, pas një sherri mes të rinjve për një karikues telefoni.

Nga të pandehurit vetëm Eugen Bitraj ndodhet i arrestuar, ndërsa tre të pandehurit e tjerët janë shpallur në kërkim.

Në përfundim prokuroria kërkoi 24 vite burg për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, ndërsa 18 vite burg u kërkua ga prokuroria për Eugen Bitrjan.

Menjëhere pas kërkeses së prokurorisë ka reaguar babai i të pandehurit Eugen Bitrajt, Tom Bitraj.

Ai tha se kishin tentuar disa herë të rregullonin marrëdhënien me familjen e viktimës por nga ana e tyre kjo gjë nuk ishte pranuar, madje ata u kërkonin një dëmshpërblim prej 340 milion lekësh.

Seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës ku pritet që mbrojtja të japë konkluzionet do të zhvillohet në 19 mars.

Marvi Mihali u godit me thikë korrikun e vitit 2017 dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kerkohen-87-vite-vrasesit-e-dyshuar-te-marvi-mihalit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form