Report Tv - Zgjedhjet në Tuz, shqiptarët denoncojnë blerjen e votave nga partia e kryeministrit

Report TV 2019-03-03

Views 2

Në zgjedhjet e sotme në Tuz ka pasur një pjesëmarrje mbi 62%. Nga koalicioni shqiptar ka optimizëm për fitimin e komunës, por pritet numërimi. Procesi ka pasur edhe incidente, probleme teknike në mëngjes, ndërsa në drekë është denoncuar nga shqiptarët përmes një videoje blerja e votave. Liridon Vulaj ka publikuar videon ku i është kërkuar që të votojë partinë PDS të kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç kundrejt 50 eurove.

Në video, një person pyet një shtetas të komunitetit rom nëse kanë bërë para në këto zgjedhje.

Ai i përgjigjet po.

Personi i videos insiston: Kush jua dha, personi që kaloi?

-Po, më tha rrumbullako 1- përgjigjet ai.

-Ju kanë mashtruar sepse nuk do të merrni para, i thotë personi që ka bërë videon.

-Jo, i kam marrë, thotë shtetasi i komunitetit rom dhe hap pasaportën me 50 euro.

"Kam votuar jo vetëm unë por gjithë familja" shton ai.

Share This Video


Download

  
Report form