Report TV - Speciale/ Vajzat që sfiduan djemtë në futboll

Report TV 2019-03-03

Views 1

Eriola, Esi, Mesuare dhe Riselda janë 4 vajza të guximshme që luajnë për skuadrën Tirana A.S, të cilat ëndrrën e tyre e kanë kthyer në profesion. Edhe pse të vogla në moshë, ato kanë bërë një rrugë të gjatë për të promovuar futbollin, që iu përket dhe atyre, vajzave.

Disa prej tyre kanë luajtur edhe në skuadra mjaft të rëndësishme. Ato tregojnë se përveç pasionit, shtysë e madhe për ta vazhduar këtë rrugë ka qenë dhe dëshira për t'i bërë më të dukshme vajzat në futboll dhe për të thënë ?Na llogaritni edhe ne!?

Le të njihemi më mirë me disa prej vajzave të skuadrës Tirana A.S.

Intervistën e nisim me Erjola Memën. Ajo është 23-vjeç dhe është kapitene e skuadrës Tirana A.S. Pavarësisht se ka mbaruar studimet për Inxhinieri matematike, pasioni i saj është futbolli, dhe këtë pasion e ushtron më së mirë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS