Ervin Mata që u dorëzua në policinë e Tiranës pasi ishte në kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-bllokut, pritet të dalë të hënën përballë gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Ndaj Matës është caktuar më herët masa e arrestit me burg në mungesë pasi akuzohet për ?Vrasje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim? dhe ?Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake?. Por 31-vjeçari ka deklaruar përpara hetuesve se ai nuk është përfshirë në përplasjen me armë nga e cila mbeti i vrarë Fabion Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj.
?Fillimisht pati një debat verbal. Pasi dëgjova të shtënat u largova me shpejtësi. Nuk e pashë kush qëlloi?.
Hetuesit nuk kanë mundur të zbardhin rolin e Matës në konfliktin e armatosur, por një nga pistat është ajo e përplasjes së 31-vjeçarit me Ervis Martinajn edhe pse Mata e ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka treguar se ka qenë një debat i çastit që përfundoi në përdorimin e armëve.
Për këtë ngjarje është arrestuar Ervis Martinaj dhe Eljo Hato, por ky i fundit u lirua pas garancisë pasurore prej 1 milionë lekësh edhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Në kërkim për këtë ngjarje është edhe Eldi Dizdari. Më herët në polici u vetëdorëzuan, edhe Ajaks Boshnjaku dhe Fabio Allushi, por ata u lanë të lirë nga gjykata Tiranës pasi nuk kishin lidhje me konfliktin.
Tv Klan