Ora News - Të hënën KQZ zëvendëson 4 mandate të LSI-së në Parlament

Ora News Lajme 2019-03-03

Views 2

#oranews

Të pabindurit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet që të hënë të marrin mandatin e deputetit. Të premten 4 kandidatë nga lista e LSI dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të nisur edhe procedurat për marrjen e mandatit. Këto 4 deputetë të rinj do t'i bashkohen 2 deputetëve Muslim Murrizi i PD dhe Lefter Koka i LSI që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin.

Në Qarkun e Tiranës Floida Kërpaçi do të zëvendësohet nga kandidati i listës së LSI Ylli Shehu. Mandati i Endrit Braimllarit do ti kalojë Edmond Rrushit, i cili ndodhet i dhjeti në radhë në listën e LSI. Por numri i deputetëve që vjen nga kjo parti në Qarkun e Tiranës pritet të rritet, pasi edhe Ralf Gjoni nuk e ka mohuar marrjen e mandatit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ti japë Aurora Mares mandatin e lënë nga Përparim Spahiu në Qarkun e Dibrës.

Ndërsa në Elbasan mandatin e LSI të Edmond Haxhinastos do ta marrë kandidati që vjen pas tij Enver Roshi.

Nuk janë vetëm kandidatët e LSI që kanë dalë kundër vullnetit të partisë së tyre pasi edhe Zana Prela, Ligoraq Karamelo dhe Lefter Maliqi nga PD nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandatit. Partitë e vogla jo parlamentare po përfitojnë nga mungesa e opozitës për të krijuar opozitën e re.

Pas partisë së Gjelbër pritet të regjistrohen për zgjedhjet vendore të 30 qershorit edhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë si dhe Partia Kristian Demokrate.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-henen-kqz-zevendeson-4-mandate-te-lsi-se-ne-parlament

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form