Erozioni i tokës vazhdon të krijojë probleme për banorët e fshatit Dropull i Sipërm dhe fshatit Llongo në bashkinë e Gjirokastrës. Terrene të shumta kodrinorë, kanë rrëshkitur si pasoje e erozionit dhe në mjaft raste ato janë shoqëruar me dëmtime të pronave private.
Si pasojë e rrëshkitjeve të dherave në fshatin Dropullit, është dëmtuar edhe shtëpia e Kosta Evangjelidhit, i cili shprehet se deri më tani shteti nuk është interesuar për situatën në të cilën ai ndodhet.
Si ky rast, ka me dhjetëra shtëpi që rrezikohen në Gjirokastër, ndërsa erozioni i tokës është një problem që i shoqëron prej vitesh ku në shumë raste banorëve i?u është rrezikuar edhe jeta.