Pjesa e parë Dt 28 Shkurt Pa Gjurme- I gjen burrit në telefon foto me të dashurën, dhunohet sepse i kerkoi llogari
Kozeta Arapaj u martua me Erjon Xhezaj që kur ishte ende shumë e re. Një 17 vjeçare në atë kohë, kur bashkëshortin e ardhshëm ajo nuk do ta dashuronte që prej fillimit. Gjithsesi edhe pse zemra nuk rrahu fort qysh prej fillimit Kozeta u martua me Erjonin. Në fillim marrëdhëniet në dukje ishin të mira derisa, përgjatë 4 viteve tek Kozeta lindin dyshimet.
Ajo zbulon një foto në telefonin e bashkëshortit të saj me një femër tjetër. Kozeta nuk e mendon gjatë largimin e saj, kur mëson se bashkëshorti i saj ishte përdorues dhe trafikues i lëndëve narkotike edhe pse tashmë ata kishin një djalë 27 vjecarja ikën tek familja e prindërve. Duke i fajësuar ata se ishin shkaktarët e kësaj martese, ndaj në debate e sipër ajo tenton të kryejë vetëvrasjen. Në gjendje të rënduar psikologjike merr vendimin për t?u vetëmbytur. Por fatmirësisht shpëtohet nga familjarët, ndërsa pas kësaj ngjarje Kozeta rikthehet përsëri në familjen e bashkëshortit të saj.
Debatet vijuan për shume kohë më pas, ndërkaq që Kozeta vijonte te vuante nën presionin e nje dhunë psikologjike nga prindërit e bashkëshortit. Gjendja po shkonte drejt qetësimit ndërsa Kozeta filloi të kishte tashmë edhe mbështetjen e familjarëve të bashkëshortit. Por gjithsesi, Kozeta e mori një vendim të saj të largohej nga Cekrani i Fierit dhe të jetonte në një shtëpi me qira vetëm me djalin e saj. Ne vitin 2013 ikën nga shtëpia e bashkëshortit ndërsa vendos të divorcohet. Në vitin 2018 Kozeta bashkë me djalin janë shpërngulur tashmë në Tiranë. Ajo sot vendos të rrëfejë këtë histori në 'Pa Gjurmë' për shumë arsye.