Rama: Asnje gezim per qendrimin e PE ndaj opozites

RTV KLAN 2019-03-01

Views 0

Qëndrimi i delegacionit të Parlamentit Europian kundër opozitës, sipas Kryeministrit Rama, është një moment i sikletshëm jo vetëm për ndërkombëtarët.

"Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit".

Më herët ishte zëdhënësja e qeverisë që përshëndeti konkluzionet e eurodeputetëve. Spiropali deklaroi se pretendimet e opozites për qeveri tranzitore dhe zgjedhje te reja, jane të kota ndërkohë që sipas saj eurodeputetët e kanë kuptuar qartë progresin që ka bërë Shqipëria.

"Delegacioni i tyre foli troç fare duke rrënuar pikë për pikë çdo pretendim absurd për qeveri tranzitore e zgjedhje ilegjitime. Opozitën nuk e zgjedhin ne, por ne e mbajmë dorën e shtrirë ndaj saj, edhe pse sot ajo është marrë peng nga persona që e kthyen grupin në kuvend në një grup të arratisur nga detyra".

Spiropali deklaroi në fund se progresi dhe e ardhmnja e vendit nuk mund të merret peng nga opozita.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form