#oranews
E gjithë zona e veriut detyrohet të vijë në Tiranë për shkak të mungesës së shërbimit të koronares në spitalin rajonat të Shkodrës.
Që prej ditës që nga ky spital u largua kardiologu i njohur, Luan Dragusha, ky shërbim nuk është ofruar më ndaj dhe kjo është kthyer në një objekt debatesh mes Sindikatës së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së spitalit.
Kreu i Sindikatës, Paolo Kaceri, e quajti fakt të rëndë këtë që po ndodh .
Paolo Kaceri: Akoma nuk e kanë marrë vesh se çfarë ka sjellë largimi i mjekut kardiolog nga koronarografia.
Drejtoresha, Teuta Rrjolli, ndan tjetër qëndrim dhe e quan ndërprerje të përkohshme, duke dhënë argumentet përse ka ardhur kjo gjë.
Teuta Rrjolli: Fakti është se ne po presim ardhjen e kontigjentit të ri të mjekëve ekzaminues.
Jashtë akuzave e kundërpërgjigjeve nuk mbeti as mungesa e medikamenteve apo dhuna ndaj bluzave të bardha.
Paolo Kaceri: Po blehen pothuajse 80% të medikamenteve që është e nevojshme për kurimin e tyre.
Teuta Rrjolli: Me buxhetin e caktuar ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën përsa i përket pajisjes me ilaçe dhe mjete mjekësore.
Në spitalin rajonal të Shkodrës megjithëse vitet e fundit janë realizuar një sërë investimesh, shqetësimi më i madh mbetet mungesa e mjekëve specialistë.
Kardiologu, Luan Dragusha, njihet si mjeku që la SHBA-në dhe u kthye në Shqipëri por duket se ka qenë pikërisht mungesa e medikamenteve apo investimeve që e zhgënjeu, ashtu siç edhe dy mjekë të tjerë që janë dërguar në vend të tij dhe janë larguar më pas.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkodra-pa-koronare-prej-largimit-te-kardiologut-luan-dragusha-nuk-ofrohet-sherbim
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz