E trishtë/ Ktheni sytë nga ky 14-vjeçar, ka nevojë për ju që të ngrihet në këmbë

Report TV 2019-03-01

Views 6

Jeta me 14-vjeçarin Erkan Teodori nuk është treguar aspak e drejtë. Vogëlushi nga qyteti i Laçit ka probleme me shtyllën kurrizore dhe gjymtyrët e poshtme, probleme të cilat i kanë privuar lëvizjen. Ka provuar plot 3 operacione në trupin e tij, por sërish mbart probleme shëndetësore.

Për të ndryshuar gjendjen i duhet të kryejë dhe dy operacione jashtë vendit të cilat kanë kosto të lartë financiare, çka është e papërballueshme nga familje e 14-vjeçarit. Prindërit e tij kanë vënë në shitje banesën, ndërsa apelojnë për ndihmë që dhe Erkani të jetë si gjithë të tjerët.

Erkani Teodori është nxënës i klasës së tetë në shkollën ?Sebastia? të Laçit, ndërsa e ka të pamundur të lëvizë pa ndihmën e një personi tjetër. Rasti i këtij 14-vjeçarit është një apel për çdo kënd që ka mundësi sadopak të kontribuojë që dhe Erkani të jetoj si gjithë të tjerët.

Share This Video


Download

  
Report form