Nderkombetaret rrezojnë kauzen dhe mjetet e opozites

RTV KLAN 2019-03-01

Views 0

7 të dërguarit e Parlamentit Europian në Tiranë në mbyllje të takimeve që zhvilluan me përfaqësues të politikës kanë dënuar njëzëri vendimin ekstrem të opozitës për djegien e mandateve të deputetëve dhe dhunën në protesta. Mjetet e përdorura nga opozita sipas të deleguarve të Brukselit rrezikojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin Qershor, ndaj apeluan për dialog mes palëve.

?Bojkotimi nga parlamenti është një sinjal shumë i keq. Kjo cenon besueshmërinë. Ne nuk jemi dakord që bojkotimi i parlamentit do të ishte gjëja e duhur. Jemi kundër protesave të dhunshme, kundër nxitjes së dhunës nga partitë politike. Nuk mund të gjesh arsye për të vonuar integrimin e vendit për shkak të ndasive. Arrini konsensus dhe na dërgoni një sinjal pozitiv për negociatat?, tha Tunne Kelam, kryesues i delegacionit të PE-së.

Knut Flackenstein, Raportues për Shqipërinë në PE, tha se ?nuk mund të organizosh protesta dhe të thuash nuk është dhuna ime. Pamjet e dhunës do të kenë pasojë për diskutimet që do të organizohen në qershor. Mos na i transferoni ne problemet për tua zgjidhur. Ky problem duhet zgjidhur nga shumica e pakica.?

Ndërsa Cristian Preda, eurodeputet i EPP tha: ?Bojkoti për ne është i papranueshëm. Braktisja i mandateve është e papranueshme për ne. Është e rëndësishme që përpara Qershorit shqiptarët të flasin me njëri-tjetrin. E ftoj kryeministrin që të bisedojë me opozitën. Do të jetë sukses i madh vërtetë në rast se përpara takimit të këshillit në Qershor shqiptarët të bisedojnë me njëri-tjetrin, të kryejnë disa biseda së brendshmi.?

Ndryshe nga sa pretendon opozita shqiptare, përfaqësuesit e Partisë Popullore Europiane në delegacion, por jo vetëm, i cilësuan të lira dhe të pranuara zgjedhjet e 2017-es dhe legjitim parlamentin e dalë prej tyre.

?Unë kam qenë vëzhgues në zgjedhje dhe përfundimet tona ishin se zgjedhjet shkuan mirë dhe nuk mund të themi pas një viti e gjysmë që zgjedhjet nuk ishin të mira. Kur e dëgjoj këtë nga disa parti dhe ata thonë që përfundimet e bëra nga zyrtarët europianë nuk janë korrekte mërzitem sepse ne kemi ekspertizën dhe përvojën më të mirë në botë që respektohet në të gjithë botën. Për mua është çudi që të dëgjoj politikanët shqiptarë që zgjedhjet në 2017 kanë qenë të këqija nuk di çfarë do të thotë kjo gjë. Ju lutem respektoni rezultatet e zgjedhjeve dhe bëni punën?, tha Cristian Preda, eurodeputet i EPP.

Kelam tha se ?zgjedhjet janë të njohura, janë pranuar dhe duhet aderuar në institucione. Unë nuk mendoj se rastet e izoluara kanë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve.?

Flackenstein sqaroi se ?kjo është çështje për gjykatat dhe jo për parlamentin, në vendin tim kështu funksionon. Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Nuk kemi dyshim që ky parlament do të vazhdojë rrugëtimin e vet, ndoshta edhe me anëtarë të rinj.?

Të prerë ishin edhe për kushtin e opozitës; atë për krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër që do të përgatisë mbajtjen e zgjedhjeve të parako...

Share This Video


Download

  
Report form