Kryetari i Shkupit Petre Shilegov i zbuti paralajmërimet për rrënimin e ndërtimeve pa leje. Thotë se fillimisht do të bëhen analiza, ndërsa ajo që është përmendur një ditë më parë, ka qenë hipotetike. Dje u paralajmërua se planifikohet legalizim i ri i ndërtimeve pa leje, por përmes pagesës së shërbimeve komunale dyfish më të shtrenjta.