Kuvendi amnistohet nga përgjegjësia në rast të arratisjes nga drejtësia të ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, edhe pse gjykata e fajëson këtë institucion që nuk lejoi paraburgimin e tij. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nga dita në ditë vazhdon të japë qëndrimet kontradiktore për atë se pse nuk u votua në seancë plenare për imunitetin e deputetit Veljanovski. Ai madje me nervozizëm fajëson gazetarët se nuk i kuptojnë procedurat. Ja disa qëndrime kontradiktore të Xhaferit për vetëm tre ditë!