Asambleja e KiE: Opozita te rishohe vendimin per mandatet

RTV KLAN 2019-02-26

Views 0

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i bën thirrje opozitës të rishohë vendimin për dorëheqjen nga mandatet. Dy bashkëraportuesit për Shqipërinë, Andrej Hunko dhe Joseph O?Reilly kërkojnë që opozita duhet t?i kthehet punës në Parlament.

?Në një shoqëri demokratike, parlamenti është qendra e debatit politik, dialogut dhe diskutimit. Parlamentarët i përkasin parlamentit! Duke përshëndetur faktin se protesta e opozitës javën e kaluar, u zhvillua në mënyrë paqësore, u bëjmë thirrje deputetëve të opozitës që rishohin vendimet për dorëheqjen dhe t?i kthehen punës në parlament?.

Gjithashtu, dy zyrtarët e Asamblesë Parlamentare i kërkojnë në të njëjtën kohë qeverisë që të sigurojë hapësirën ??e përshtatshme për opozitën dhe të angazhohet në një dialog të sinqertë dhe domethënës mbi reformat kyçe dhe qeverisjen e vendit.

?Të dyja palët duhet të përdorin parlamentin për t?u angazhuar, në mirëbesim, në një dialog të tillë në mënyrë që të kapërcehet stuhia aktuale politike. Nëse kërkohet, ne jemi të gatshëm për të ndihmuar kolegët tanë nga të dyja palët në këtë përpjekje?.

Kërkesën për dialog mes palëve e përsëriti edhe Komisioni Europian, nëpërmjet Ambasadorit Luigi Soreca.

?Ne presim si qeveria dhe opozita të angazhohen në një diskutim konstruktiv. Qeveria duhet të punojë për të përmbushur detyrimet, përfshirë këtu dhe kriteret për anëtarësimin në BE. Javën e kaluar thashë që vendimi për të djegur mandatet mund të krijonte një moment paqartësie dhe do të duhet kohë përpara se të vijë kjo siguri nga KQZ dhe KQZ-së do t?i duhet kohë më shumë se ç?kemi menduar. Prandaj kemi thënë që djegia e mandateve do të ishte anti-produktive për demokracinë?.

Angazhimin e parë ndërkombëtarët do ta kenë të mërkurën, me ardhjen në Tiranë të një delegacioni të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili do të diskutojë me krerët e partive politike, për kalimin e situatës politike.

?Mendoj se kjo vizitë është e rëndësishme, ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm edhe në të shkuarën. Ata do t?i dëgjojnë të dyja palët dhe ne do të bëjmë një vlerësim përpara zgjedhjeve të Qershorit?.

Edhe Ambasadori Soreca i bëri thirrje opozitës që protestat të mos jenë të dhunshme, pasi minojnë demokracinë dhe progresin që ka bërë vendi.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form