Thellohet bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

alsatmtv 2019-02-25

Views 1

?Interes i përbashkët është që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së?. Kështu kanë konstatuar ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov dhe ministrja e jashtme Bullgare, Ekaterina Zaharieva. Gjatë takimit në Sofje, Zaharieva ka nënvizuar se ratifikimi i shpejtë i Protokollit për anëtarësim në NATO është shembulli i mirë për mbështetjen e fuqishme që Bullgaria i jep Maqedonisë së Veriut. Ministri Dimitrov, deklaroi se pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, është bërë avancim i madh i bashkëpunimit mes Shkupit dhe Sofjes. Ai nënvizoi se afrimi i dy vendeve nuk duhet të jetë vetëm politik, por edhe ekonomik. Ministrat e jashtëm, njoftuan edhe takimin e Komisionit të përbashkët ekonomik, që do të mbahet në mars, në të cilin do të marrin pjesë mbi 100 kompani bullgare.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS