Gjyakata e Gjirokastrës ka dhënë sot masën e arrestit "burg pa afat" për Roland Milon është dënuar sot me "burg pa afat", pasi pranoi në gjykatë vrasjen e shokut të tij Sokol Rama, i cili u gjet nga policia i pajetë në zonën e Limarit në Këlcyrë katër ditë më parë.
Seanca e sotme është organizuar nën masa të forta sigurie për shkak të specifikës që mbart dhe mundësisë së ndonjë veprimi hakmarrës nga ana e familjarëve të viktimës që janë nga fshati Mamaj i Tepelenës. Për këtë qëllim, ishin organizuar forcat e policisë së Gjirokastrës me patrulla të instaluara para Gjykatës së Faktit. Seanca ka zgjatur 30 minuta ndërkohë që pjesën më të madhe e ka marrë prokurori i çështjes Arben Pasho i cili ka lexuar të gjithë dinamikën e ngjarjes së para dhjetë ditëve ku Sokol Rama kërkohej nga familjarët nga ku kulmoi në fund me vrasjen e tij prej Roland Milos.
Kjo është vërtetuar edhe nga ana e organit të akuzës. Drejtuesja e seancës Mirela Ilijopulli, në përfundim, ka dhënë masën ?burg pa afat? për Milon i cili menjëherë është transferuar në burgun e Fierit duke shmangur atë të Bëncës afër shtëpisë së tij, për shkak se viktima ka të afërm që vuajnë në këtë burg.