Një vrasje me armë zjarri është shënuar në qytetin e Durrësit në orën 01:00 të mëngjesit. Një 45-vjeçar me inicialet M.N, mbeti i vdekur në vend brenda makinës së tij, pasi u qëllua me armë automatike. Policia e Durrësit, ka arritur të zbardhë deri më tani dinamikën e ngjarjes, dhe të identifikojë autorin, të cilin e ka shpallur në kërkim. Ai është 37-vjeçari me inicialet N.Z.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Kënetës, dhe dyshohet që gjithçka të ketë nisur si pasojë e një sherri për motive banale.
Gazetari i Report Tv, Artur Korriku, raporton nga Durrësi, se viktima dhe autori kanë qenë me njëri-tjetrin pak momente para ngjarjes së rëndë. Kanë qenë bashkë në një lokal në Durrës, kanë nisur më tej një sherr mes tyre për motive banale, dhe janë larguar. Por 37-vjeçarit nuk i ka dalë inati i sherrit momental...Autori i ka dalë para shokut të tij 45-vjeçar i cili u largua me automjet, dhe e ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur brenda makinës.
"Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje", thotë Policia e Durrësit në një njoftim paraprak për ngjarjen .
G.M./b.ha. TAG: vrasje
KomentoLajme të tjera
Historia e dhimbshme që fshihet pas tragjedisë në familjen shqiptare në Selanik
Ekskluzive/ Zbardhet dosja e 'luftës' në Vlorë me 78 plumba, si reagoi Çipuri me pistoletën amerikane
Dy të vrarët me 33 plumba në trup, mburoja që shpëtoi ?Çipurin?
Vijon saga e hakmarrjes së Llanajve në Vlorë/ Atentat 'Çipurit', i vrasin kunatin dhe shokun (Fotot e viktimave dhe të plagosurit)
Francë/ Vrau me 'snajper' një person e plagosi 6 të tjerë, i moshuari rezistencë Policisë me dy pengje në banesë
Greqi/ I derdhi lëng mbi Xbox, i riu rreh për vdekje vajzën 4-vjeçare