Ditën e sotme, në të gjithë vendin kemi pasur një rënie drastike të temperaturave, shoqëruar kjo edhe me reshje dëbore si erë me intensitet të lartë. Për Report Tv, meteologia Adiola Bani sqaron se moti do të vijojë i tillë deri në mesin e javës që vjen, ku pritet ti lërë vendin temperaturave të larta dhe kthjellimeve atmosferike.
Termometri sot në Tiranë ka shënuar 2 gradë Celsius, ndërsa në zonat veriore ka arritur deri në -10 gradë.
Dita e sotme ka pësuar një rënie të temperaturave me të paktën 7 gradë celcius në vlerat e mëngjesit , por rënie ka patur dhe mesdita duke u luhatur nga -10 gradë në zonat malore deri në mesditë deri në-11 gradë celcius. Pritet që të kemi një rënie të kehët edhe ditën e nesërme edhe në vlerat e mëngjesit edhe ato të mesditës duke bërë që minimumi që temperatuar të bien deri në -11 dhe deri në -12 gradë celcius në zonat malore.
Adiola Bani, meteorologe